Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme gjithë vendin. Duke filluar nga mesdita, një erë e fortë dhe rrebeshet e shiut kanë “pushtuar” Tiranën dhe qytetet e tjera, duke lënë pas edhe pasoja.
“BalkanWeb” sjell më poshtë një video nga Llogaraja, ku shihet se era e fortë ka krijuar mjaft dëme, duke shkulur madje edhe pemë.
Siç shihet në video, era e fortë ka krijuar një situatë kaotike, teksa ka rrëzuar pemë e shtylla të tensionit elektrik, duke bërë që zona të jetë e rrezikshme, pasi në tokë janë shumë tela korrenti.
(BalkanWeb)