Për eskallopin:

500 gr fileto viçi
Pak miell
Kripë
Vaj ulliri La Masseria
2 thelpinj hudhër
50 ml verë
200 ml salcë domate
1 domate në kubike
1 degë rozmarinë
Disa feta mozzarella Zott ose djath Edam
Përgatitja

Filetot e viçit i rrahim pak dhe i spërkasim me miell dhe kripë dhe më pas i kalojmë në miell. I skuqim në vaj ulliri bashkë me 2 thelpinj hudhër në feta. I shuajmë me verë ose jo, dhe pasi avullon alkoli, shtojmë salcë të kuqe.

Pasi skuqet salca, shtojmë 1 gotë ujë (150ml) dhe e lemë të marrë valë në temperaturë mesatare. Zakonisht mishi që përdorim është i butë dhe nga rrahja gatuhet shumë shpejt. Nga prania e miellit, salca do të trashet vetë.

Rregullojmë përsëri shijen me kripë dhe në 5 minutat e fundit shtojmë djathin mozzarella me feta mbi mish dhe e mbulojmë me kapak.

Për pilafin:

1 gotë oriz
2 gota ujë
Pak gjalpë Gold butter
Pak vaj ulliri La Masseria
1 kub lëng pule Vegeta

Skuqim orizin e shpëlarë në vaj ulliri dhe shtojmë ujin. E lemë orizin të ziejë në temperaturë mesatare. Sapo shohim që uji po avullon dhe po krijohen bira, shtojmë 1 lugë gjalpë, fikim sobën, vendosim një pecetë poshtë kapakut dhe e lemë ashtu për rreth 15 minuta.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: