Manchester City është kampione e Premier League për sezonin 2021-2022. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola përmbyll në mënyrën më fantastike të mundshme (Fiton 3-2 me Aston Villa), një edicion tejet të vështirë, ku i është dashur të luftojë me një rival si Liverpool.

Sot, Citizens mjaftoheshin me 3 pikë, por e panë veten në disavantazh të dyfishtë. Gjithsesi, një trofe me përmbysje shijon më shumë për këtë skuadër që e mbyll kampionatin si me e mira me 93 pikë.

Djemtë e Gerrard bënë mirë në 30 minutat e para të ndeshjes, duke mos lejuar shumë hapësira dhe mbi të gjitha, duke bërë që rivali të mos godiste asnjëherë në portë. Në minutën e 24-të, Foden u gjend mirë në zonë, por goditja e tij u bllokua nga prapavija.

Miqtë morën avantazhin me Cash, pas një gjuajtje me kokë (37′).

 

 

Coutinho “tundi rrjetën” për herë të dytë për ekipin e tij në minutë ne 70-të.

 

 

Manchester City do bënte të pamundurën për përmbysjen dhe do e realizonte diçka të tillë, me Gundogan (x2) dhe Rodri. Festa ishte e ligjshme për ta në fund.

 

 

 

Liverpool 3-1 Wolves

Liverpool duhet të kënaqet me vendin e dytë në Premier League. Ekipi nga Anfield Road mposhti 3-1 Wolves, duke mbyllur kampionatin me 92 pikë.

Takimi nisi malore për gjigandin anglez, pasi e pësoi që në minutën e 3-të. Ishte Jimenez që dërgoi një krosim interesant në zonë për Neton, me këtë të fundit që nuk fali.

 

 

 

 

Minuta e 15-të do sillte polemika, pasi The Reds kërkuan penallti pas një prekje me dorë në zonë të Bolyt, por vetëm kaq, pasi arbitri e konsideron aksion të rregullt.

 

 

Nga momenti i vështirë dilet vetëm me sulmues të mëdhenj. Në të 23-tën, Sadio Mane vendosi ekuilibrat.

 

 

Teksa vinin lajme të këqija nag Etihad, golat e Salah dhe Robertson në fund nuk shërbyen për asgjë dhe fokusi tani do jetë te Chammpions League

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb