Ish-futbollisti i Kukësit, nuk ka të ndalur në elitën e futbollit turk, teksa mbrëmjen e sotme realizoi golin e dhjetë në Superligën turke me fanellën e Istanbulsporit, në triumfin 3-0 të arritur ndaj Sivasporit.

Futbollisti shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, shënoi nga penalltia golin e parë të sfidës në minutën e shtatë. Ky duel ishte i vlefshëm për javën e 25-të të Superligës turke, teksa vlen të theksohet se titullarë në këtë takim ishte dhe Rroca, ndërkohë që Veliu dhe Lloshaj u aktivizuan nga stoli.

Ky ishte goli i dhjetë në kampionat për Ethemin, që renditet në vendin e pestë në listën e golashënuesve. Gjithashtu ish-ylli i Kukësit ka regjistruar dhe 3 asiste.

Me këtë fitore Istanbulspori u ngjit në vendin e 16-të, me 24 pikë, po aq sa Sivaspori i vendit të 15-të, teksa shanset për shpëtim këtë sezon janë reale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: