Granit Xhaka fantastik. Lojtari shqiptar ka realizuar gol në ndeshjen mes Bjellorusisë dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Një goditje e tij me të majtën përfundon pas shpinës së portierit Kudraverts, në sfidën që po luhet në Novi Sad.

Granit Xhaka konfirmon kështu edhe një herë formën e mirë që po kalon pasi kujtojmë që ka shënuar edhe me Arsenalin së fundmi.

30 vjeçari numëron mbi 111 paraqitje me kombëtaren helvete. Kujtojmë që lojtari ka luajtur më parë edhe për moshat e Zvicrës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: