Mesfushori shqiptar që luan për Italinë, Luis Hasa, ishte protagonist në fitoren e të rinjve të Juventusit, përballë të rinjve të Makabi Haifa, me një supergol të realizuar.

Në minutën e 72’, Hasa goditi një penallti e cila u prit nga portieri kundërshtar, më pas ai vrapoi për të kapur topin dhe me disa lëvizje të bukura, kaloi kundërshtarët dhe shënoi nga një pozicion i vështirë.

Me këtë gol, ai kaloi sërish në avantazh skuadrën e tij, me rezultatin final që përfundoi 3-1 për bardhezinjtë.

 

Në një intervistë pas ndeshjes, Hasa u shpreh: “Ky rezultat na ndihmon të besojmë se mund të kalojmë grupet. Ne e dinim që do të ishte një ndeshje e rëndësishme, një ndeshje që duhej fituar. Ne duhet të vazhdojmë kështu. Me golin e parë ne u çliruam, por më pas ata na barazuan. Gjithsesi ne vazhduam të bënim mirë. Goli im? Do të ishte më mirë të shënoja nga penalltia, për të shmangur ankthin, por unë kam bërë një ndeshje të mirë dhe çdo gjë shkoi siç duhet. Jam i lumtur. Tani le të përmirësohemi dhe të fokusohemi te detajet”.PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb