Rinovimi i Solskjaer nuk ka efektin që drejtuesit e Man.United shpresonin, fillimisht Barcelona i likuidoi nga Champions League ndërsa tani kualifikimi për në turneun më të rëndësishëm në europë bëhet edhe më i vështirë. “Djajtë e kuq” pësuan një disfatë të rëndë në transfertë përballë Everton, një humbje me “poker” golash që lë një shije të keqe.

United nuk arriti për asnjë moment të futej në lojë pësuan një gol të shpejtë pas vetëm 13-mintuash lojë ndërsa Sigurdsson dyfishojë shifrat në të 28-tën. Solskjaer e nisi pjesën e dytë me dy zëvendësime të shpejta por që nuk kishin asnjë efekt. Në harkon kohorë të dhjetë minutave, Everton shënoi dhe dy gola të tjerë duke kompletuar “pokerin” e golave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb