Everton ka mundur 3-1 Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për Premier League.
Lojtarët, mes të cilëve Dominic Calvert-Lewin, po përshëndeste publikun dhe falënderonte tifozët.

Papritur 22- vjeçari sulmues anglez ndalohet nga një baby tifoz që me ndihmën e një të rrituri zbret në fushë dhe vrapon pikërisht drejt idhullit të tij.

Rojet e sigurisë kanë asistuar këtë skenë por pa ndërhyrë, edhe pse një gjest i ndaluar ai i hyrjes në fushë.
Ata kanë ‘mbyllur sytë’ dhe kanë shoqëruar tifozin e voglin, që pasi ka marrë bluzën me numrin 23 të yllit të tij, është drejtuar në stolat e spektatorëve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb