Prej disa orësh fadromat e IKMT-së po vijojnë shembjet e paligjshme në Prestige Resort.

Siç shihet nga pamjet e që publikon BalkanWeb, faroma vijon shembjen e tarracës dhe restorantit të resortit, ku një pjesë e tyre është kthyer në rrënoja.

Kujtojmë se policia në mënyrë të beftë zbarkoi sot në Prestige Resort, ku pa asnjë njoftim zyrtar, bashkë me fadromat, nisi shembjen e paligjshme, ndonëse ndërtesa është me leje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb