Prezantohet sot zyrtarisht fanella e katërt e Milanit nga sponsori “Puma” dedikuar ekipeve të meshkujve dhe femrave. Një përzierje mes fanellës së parë dhe asaj të dytë, janë vijat kuqezi dhe sfondi i bardhë në uniformën e re të Milanit.

Debutimin me këtë fanellë Milan do ta bëjë të hënën në mbrëmje në “San Siro” në ndeshjen ndaj Bologna-s. Siç thuhet në njoftimin zyrtar për për shtyp, uniforma e katërt lindi nga një bashkëpunim mes Milanit, sponsorit teknik “Puma” dhe markës së modës “Nemen”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb