Elvana Gjata është një ndër këngëtarët që ka pasur një sukses të vazhdueshëm gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Jo vetëm në muzikë por arritjet e saj në aktrim u bënë të mirënjohura në filmin “Dy gisht Mjaltë” nga Ermal Mamaqi. Pasi më e keqja nga pandemia kaloi, këngëtarja si dhe artistë të tjerë i janë rikthyer koncerteve.

Gjatë një koncerti në Kosovë, ku Elvana performoi së bashku me Ylli Limanin, u shënua një episod kur një fans, pasi muzika ndaloi për disa minuta është dëgjuar të bërtasë nga turma duke i kërkon një puthje këngëtares. Kjo e fundit i ka drejtuar mikrofonin dhe i riu është dëgjuar të thotë “Më e mira je, o më e mira je”.

Elvana është përkuluar pak në skenë dhe i ka dhuruar një puthje djalit nga Kosova. Raportet e publikut në koncertet e këngëtarëve shpesh janë dhe problematike. Rikujtojmë rastin e Tunës 7 vite më parë ku një fans e preku tek këmbët ose një episod më i freskët, kur Melinda Ademi dhe menaxheri i saj u përplasën fizikisht me një spektator pasi ky i fundit filmonte teksa prekte këmbët e artistes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb