Sporting është kualifikuar në çerekfinalen e Europa League pasi eliminoi Arsenalin. Sfida e parë në Portugali ishte mbyllur 2-2, ndërsa sot ekipet nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në Londër.

Granit Xhaka do dërgonte në festë stadiumin që në minutën e 20-të. Pas një pritje të portierit kundërshtar, mesfushori shqiptar gjuan saktë, duke dërguar topin në rrjetë. Një gol që vlen shumë, për vetë momentin kur erdhi. Portugezët do ishin fantazmë në pjesën e parë, pasi nuk regjistruan asnjë goditje në drejtim të “gardianit” Ramsdale.

Të besuarit e Amorim do reagonin në minutën e 62-të. Do ishte Pedro Goncalves që do vendoste ekuilibrat me një gol nga gjysma e fushës, duke rikthyer në garë ekipin e tij dhe duke dërguar sfidën në shtesa. As këto të fundit nuk prodhuan fitues, nga pika e bardhë më të saktë u treguan mysafirët nga Lisbona.

336578316 100150933035646 8986649442138937788 N
336578316 100150933035646 8986649442138937788 N
4t4
4t4

Roma ka kaluar në fazën tjetër të kompeticionit. Ekipi i Mourinhos pati fituar 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Sociedad, ndërsa sot italianët u mjaftuan me një barazim pa gola. Marash Kumbulla qëndroi në stol gjatë gjithë takimit.

Sa i përket Conference League, rrugëtimi i Lazios përfundon këtu, pasi Az Alkmaar triumfoi 2-1 (2-1 kishte përfunduar edhe ndeshja e parë).

6565
6565

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb