Tottenham-B.Dortmund dhurojë spektakël ende pa nisur mirë sfida ku protagonistë ishin dy trajnerët, Lucien Favre dhe Mauricio Pochettino. Si një xhentëlmen, Pochettino shkoi në bankinën e Dortmund për ti uruar mirëseardhjen homologut të tij, por në momentin kur të gjithë prisnin një përqafim apo shtrëngim duarsh, Favre zgjodhi një mënyrë tjetër përshëndetje, duke mos preferuar ti jap dorën trajnerit të Tottenham.

Në dukje të krijonte përshtypjen se kishim të bënim me një “incident” të tipit Sarri-Guardiola, por mimika e tyre ishte ndryshe, jo e mërzitur, fundja Favre nuk e kishte idenë se si do të shkonte ndeshja. Në përfundim të sfidës mediat britanike zbuluan se Favre ishte me grip dhe duke mos dashur t’ia përcjellë Pochettinos nuk i shtrëngojë dorën por i zgjati grushtin, video e këtij momente është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb