Nënat me fëmijët deri në 10 vjeç kanë mbushur këtë të diel rrugët e vendit, duke shijuar lirinë, që iu dha kryeministri Edi Rama për të dytën javë radhazi.

Në videot që sjell “BalkanWeb” nga Fieri dhe Elbasani, shihen rrugët dhe parqet e qyteteve të mbushura plot me fëmijë dhe prindër.

Deri në orën 11:00, qytetet u gjallëruan nga zërat e fëmijëve, të cilët siç duket edhe në video, kanë shijuar lirinë, pas një jave në izolim total, për shkak të koronavirusit.

Kjo është java e dytë që nënat dhe fëmijët kanë mundësi të dalin, pas një izolimi të gjatë mbi një muaj, të mbyllur në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb