Thirrje për ndihmë vjen nga një familje e varfër në kryeqytet. Ka qenë një zonjë, nënë e dy fëmijëve ajo që ka kontaktuar me agjencinë e lajmeve ‘BalkanWeb’, ku apelon për ndihmë.

Gerta Thanasi pohon se prej shumë vitesh jeton në një barakë bashkë me familjen e motrës së saj, ndërsa çdo ditë përballen me skamjen.

“Jetojmë 7 persona në një barakë tek zona e Bregut të Lumit. Jemi të papunë. Burri punonte ngarkim-shkarkim, por sot është i papunë. Kam dy fëmijë. Duhet të kujdesem dhe për motrën që e kam të sëmurë me epilepsi, dhe për vajzën e saj. Ju lutem na ndihmoni. Shqiptarët të vënë dorën në zemër dhe të na ndihmojnë. S’kemi se çfarë t’u japim fëmijëve për të ngrenë, qajnë për bukë”, shprehet e pikëlluar gruaja. Siç shihet dhe në pamjet që vijnë nga brenda vendit ku jeton kjo familje, e cila nuk i ngjan një banese.

Për të gjithë ata qytetarë që duan t’i vijnë në ndihmë kësaj familje, më poshtë numri i kontaktit: 0683730730
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: