Një fenomen i çuditshëm, që është vërejtur për herë të dytë brenda pak ditësh në bregun e detit në Selanik, u pa mbrëmjen e së mërkurës nga kalimtare që bënin shëtitje në Portin e qytetit.

Qindra peshq të vegjël, të gjallë, dolën në breg ose…u hodhën furishëm në buzë të portit nga deti. Ky është fenomeni i dytë i ngjashëm që ndodh në Selanik, pas të enjtes së kaluar ku dhjetëra peshq u gjetën të ngordhur në Nea Paralia, Selanik.

Dyshohet se ose peshqit e vegjël janë ndjekur nga një peshk më i madh dhe kanë dalë në breg në kërkim të një mënyre për të shpëtuar ose fenomeni është për shkak të temperaturave të larta të vërejtura ditët e fundit. Sidoqoftë, vlen të theksohet, siç tregohet në videon përkatëse të postuar nga Aris Frantzeskakis në “Facebook”, se fëmijët e vegjël që ishin në Portin e Selanikut në kohën e fenomenit, u përpoqën t’i hidhnin peshqit përsëri në det.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: