Armando Broja vijon të shkëlqej në Premier League, në pak kohë është kthyer në titullar fiks tek Southampton dhe në “alarm” për të gjithë rivalët. 20-vjeçari kuqezi është thjeshtë i pandalshëm, e vetmja mënyrë për ta frenuar është me faulle, kështu ndodhi edhe në sfidën e fundit, atë kundër West Ham. Me topin në këmbë Broja ishte rrezik konstant duke detyruar rivalët ta ndalin në mënyrë të parregullt, ashtu së në minutën e 61-të ku u pengua brenda në zonë, duke fituar një penallti.

Broja ishte një nga lojtarët më të vlerësuar të sfidës, ndërsa në minutën e 81-të, kur doli nga fusha, tifozët u çuan në këmbë duke duartrokitur idhullin e tyre të ri. I bindur në forcën dhe cilësitë e Brojës është edhe trajneri Ralf Hasenhuttl:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Broja është i shpejtë, super i shpejtë dhe lojtarët e West Ham kishin probleme me të në pjesën e parë”. Sa i rëndësishëm është për Southampton? “Shumë i rëndësishme, absolutisht. Po përmirësohet nga dita në ditë dhe ndihet rehat këtu. I pëlqen të luajë me ne dhe është i gatshëm të mësojë e të punojë shumë dhe kjo është ajo që ne po bëjmë” u shpreh trajneri i Southampton pas fitore 2-3 në transfertë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb