Vëllai i deputetes greke, Katerina Monogyiou, George, 45 vjeç, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në një aksident automobilistik.

Ai ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Ferrari”, kur është përplasur me një pemë. Në momentin e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët.

Mësohet se brenda Ferrarit ndodhej bashkëshortja e biznesmenit 45-vjeçar, Athena Kontopanou, e cila u hodh nga dritarja pas përplasjes së fortë.

Trupi i pajetë i 45-vjeçarit u transportua në morg, ndërsa e plagosura është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nikaisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb