Katër fëmijë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë, pasi kanë rënë nga një lartësi rreth dhjetë metra. Në momentin kur ka ndodhur aksidenti tragjik fëmijët kanë qenë duke luajtur në një “balonë”, e cila është rrëzuar nga era e fortë.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë fillore në Tasmani të Australisë.

Ekipet e emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë nxënësve. Sipas mediave australiane në shkollën Hilkrest në Devonport po zhvillohej festa e fundvitit shkollor.

Kryeministri i Australisë Scott Morrison, theksoi se ngjarja tragjike ka tronditur vendin.

“Fëmijët e vegjël kishin dalë për t’u argëtuar me familjet e tyre dhe në vend të kësaj ne patëm një tragjedi kaq të tmerrshme këtë periudhë të vitit.

 122238018 Tasmap

 122238294 Whatsappimage2021 12 16at1.33.50pm

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: