Momentin e mirë në kampionatin spanjoll të futbollit, Real Sociedat e ka kurorëzuar me fitimin e Kupës së Mbretit të shtunën e kaluar, duke mposhtur në finale Atletico Blibaon me rezultatin 1-0.

Fill pas fitimit të kupës, në shenjë solidariteti, klubi spanjoll ka ndërmarrë një gjest fisnik. Të gjithë lojtarët janë drejtuar për në spitalin e qytetit dhe kanë surprizuar mjekët, duke festuar me stafin e spitalin dhe ngritur kupën.

Me këtë veprim, ata lanë të nënkuptohet që mjekët në këtë moment që po kalon bota me përballjen me pandeminë, janë heronjtë e vërtetë.

Video e këtij momentit është bërë virale në rrjet dhe ka marrë mjaft pëlqime dhe komente pozitive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb