Balkani është kampione e Superligës së Kosovës. Skuadra nga Suhareka fiton titullin për herë të dytë radhazi, duke kurorëzuar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një javë përpara fundit të kampionatit, skuadra e Ilir Dajës kryeson me 5 pikë më shumë se ndjekësit e Dritës. Sa i takon ndeshjes së sotme, Ballkani bëri detyrën duke triumfuar 2-0 ndaj Ferizaj, me golat e Kuc dhe Korenicës në pjesën e dytë.

Deri në javën e 35-të, Ballkani ka qenë një makineri perfekte në sulm, me 62 gola të shënuar, ndërsa ka pësuar 32 gola. Deri më tani, ekipi që po mbron titullin kampion ka grumbulluar 72 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: