Milani përqafoi titullin kampion të Serie A për herë të 19-të në historinë e saj. Menjëheë sapo përfundoi transferta me Sassuolon, tifozët kuqezinj anembanë botës kanë filluar festën, duke mos u përmbajtur për asnjë çast.

Nuk mund të mungojë as lojtari i 12-të në Tiranë. Tifozët shqiptar të “Djallit”, siç shihet në pamje, kur mbaroi sfida e Reggio Emilias, e bënë natën ditë në Sheshin “Skënderbej”, ku u hodhën fishekzjarre dhe mbretëroi muzika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: