Pas triumfit në Tbilisi që I dhuroi kualifikimin në raundin e dytë eliminator të Champions, skuadra e Tiranës zbriti në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 3:30 të mëngjesit të së enjtes.

Pavarësisht orarit aspak të përshtatshëm, tifozët bardheblu I kanë rezervuar një pritje të ngrohtë ekipit pas suksesit të rëndësishëm në Europë.

Disa dhjetra prej tyre qëndruan jashtë aeroportit për të festuar bashkë me ekipin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: