Miqësorja e luksit me Al-Hilal/Al Nassr ka përfunduar 4-5 në favor të PSG, 90 minutësh që u luajt në King Fahd International Stadium (Riyadh).

Një e majtë e Messit zhbllokoi sfidën shumë shpejt, që në minutën e 3-të. Rivalët e kampionëve të Francës do përpiqeshin të barazonin shifrat dhe do ia arrinin të bënin diçka të tillë me Ronaldon (i sapo transferuar në Arabinë Saudite nga Man United), CR7 ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti.

Festivali i golave në pjesën e parë nuk do ndalej me kaq, pasi të dyja skuadrat do shënonin dhe nga një gol, përkatësisht me Marquinhos dhe Ronaldo.

Pjesa e dytë do niste më mirë për PSG që do “tundtte rrjetën” me Ramos. Jang Hyun-Soo do çonte shifrat në 3-3, asist i Martinez G.

Asgjë nuk kishte mbaruar ende, të paktën këtë la të kuptohet Mbappe, me golin e parë personal (me penallti) në këtë takim.  Vulën këtij takimi miqësor do ia vinte Etikite, duke nderuar kështu ekipin e Galtier. Në limite edhe Talisca shënoi emrin në listën e golashënuesve, asgjë më shumë pasi koha s’premtonte më për arabët.


 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: