FIER

Nëse në janar pamjet e ëuhan me rrugët bosh dhe me dezinfektimin masiv të qytetit dukeshin të largëta, ato tashmë janë në Shqipëri.

Në pamjet që sjell ‘BalkanWeb’ duket mjegulla që pushton rrugët dhe qyteti i Fierit duket si fantazmë.
Në fakt është një aksion i Bashkisë Fier për të dezinfektuar qytetin dhe rrugët kryesore.

Fieri sot nuk ka shënuar asnjë rast të ri me COVID-19 ndërkohë në total numëron 36 raste, shumë më pak se vatrat e tjera Tirana, Shkodra dhe Kruja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb