Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

2 fileto pule
2-3 lugë majonezë
3-4 lgj djathë kaçkavall të grirë
1 filxhan kornfleks misri
½ lugë çaji kerri
Kripë, piper të zi, piper të kuq

Përgatitja

Presim në kubikë mesatarë filetot e pulës dhe i vendosim në një tas ku shtojmë majonezën, djathin e grirë, kerrin, piperin e zi dhe piperin e kuq (kripën e shtojmë në varësi të kripës së djathit).

I trazojmë mirë kubikët e pulës që të marinohen dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër kuzhine. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.

Shënim: Majonezën mund t’a përgatisim dhe vetë në shtëpi duke përzier në mikser 1 vezë të plotë dhe 1 të verdhë veze, 1 filxhan çaji vaj misri ose luledielli, 1 lugë çaji sheqer kaf, 1 lugë çaji kripë, 1 lugë çaji piper të zi dhe lëngun e një gjysme limoni.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: