TIRANA

Një ditë para zgjedhjeve, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër Komisionet e Qendrave të Votimit. BalkanWeb siguron video nga KQV në Tiranë, e cila duket se është vendosur në një palestër të një shkolle të kryeqytetit.

Duke se këto janë përgatitjet e fundit përpara se të gjithë qendrat e votimit në Shqipëri të hapin dyert ditën e nesërme.

 

ORA 20:20 Elbasan/ Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore, evideontohen vonesa për shkaqe teknike

Në Elbasan si në gjithë qarqet vijonë shpërndarja e materialeve zgjedhore. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se gjatë procesit ka pasur vonesa për shkaqe teknike.

 

ORA 19:35 KQZ: Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjithë QV-të e 28 KZAZ-ve, nuk ka pasur asnjë problematikë

KQZ njofton se ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në administrim të 28 KZAZ-ve.

Sipas KQZ, procesi ka qenë normal dhe s’ka pasur probleme.

 

NJOFTIMI NGA KQZ

?Vijon shpërndarja e bazës materiale zgjedhore nga KZAZ-të në Qendrat e Votimit.

Deri tani ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjithë QV-të në administrim të 28 KZAZ-ve.

Procesi ka vijuar normalisht dhe nuk është evidentuar asnjë problematikë.

#25prill2021 #zgjedhjetshqiperi2021 #kqz

Ora 18:00 Zgjedhjet, Lezha bëhet gati. Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjithë QV e qarkut

Në Qarkun e Lezhës janë shpërndarë materialet zgjedhore për të gjitha Qendrat e Votimit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se është konstatuar mungesa e një lexuesi elektronik në Qendrën e Votimit 725 Manati, në Njësinë Kolsh.

Për këtë rast në dijeni është vënë edhe KQZ dhe prej tyre është bërë e ditur se nesër në mëngjes gjithçka do të jetë gati.

Ora 15:30 Zgjedhjet në Berat, angazhohen në terren 348 punonjës policie në 6 KZAZ/VNV

Në Qarkun e Beratit janë angazhuar me shërbim 348 punonjës policie në 6 KZAZ/VNV. Deri në këto momente nuk ka patur probleme me marrjen në dorëzim të materialeve nga punonjësit e policisë.

Ora 13:35 Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit në Qarkun Dibër.
Kryetari i KZAZ 19 në Peshkopi, Premtim Kryemadhi, tha se procesi i shpërndarjes vijon normalisht dhe se ka nisur me njësitë më të thella siç është Lura. Kryemadhi shtoi se momentalisht nuk ka probleme me komisionerët dhe se këta të fundit janë paraqitur për të tërhequr materialet sipas listave të miratuara më parë. Në Bashkinë Dibër kanë të drejtë vote 56.622 qytetar, të cilët votojnë në 101 Qendra Votimi.

Në Bulqizë kanë të drejtën e votës 29.858 qytetarë, në 49 QV. Në Bashkinë e Matit kanë të drejtë vote 29.416 qytetar në 50 QV. Në Klos janë 15.665 qytetar me të drejtë vote në 27 QV. Në të gjithë Qarkun Dibër kanë të drejtën e votës 131 288 qytetar. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, në total, e kanë ushtruar të drejtën e votës në këtë qark 73.702 qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb