Prezantuesja e “Eurovision”, Laura Pausini dhuroi një performancë spektakolare teksa këndoi një kolazh të hiteve të saj, e shoqëruar me një grup balerinësh në skenë.

Performanca e këngëtares italiane, e cila është prezantuese e festivalit europian, i vuri fakën skenës, ndërsa për çdo këngë që ajo këndoi kishte një veshje në ngjyra të ndryshme.

Ajo kaloi nga portokallia në të bardhë, pastaj blu, të verdhë dhe të zezë, me çdo veshje që përfaqëson një fazë të ndryshme të karrierës së saj. Ajo nisi me tre këngët e saj numër 1 në Itali: Benvenuto, Lo Canto dhe La Solitudine, dhe e mbyllei performancën me Le Cose Che Vivi dhe këngën e saj të re Scatola./Panorama Plus

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb