Barcelona-Bayern Munich është një sfidë që gjithnjë prodhon emocione, një finale e parakohshme që këtë sezon vjen me dy protagonistë të veçantë, Leo Messi kundër Robert Lewandowski, dy sulmues të jashtëzakonshëm. Dy gjigandët e futbollit europian, Barcelona dhe Bayern, kërkojnë me çdo kusht një vend në fazën gjysmëfinale, këtë herë përballen në një sfidë teke. Në konferencën zyrtare, Setien foli me respekt për rivalët:

“Jemi mirë, kjo është ndeshja që prisnin që kur eliminuan Napolin. E njohim potencialin e Bayern Munich, sigurisht që nuk i nënvlerësojmë, ata kanë numrat dhe kapacitet. Bayern është një skuadër me një potencial të jashtëzakonshëm po ashtu edhe ne”, shprehet Setien duke shtuar: “Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, një ndeshje ku nuk kemi shumë gjëra për të thënë. Një faktor shumë i rëndësishëm do të jetë kontrolli i topit, duhet ta kemi ne me do kusht. Lewandowski? Është një lojtar i madh por kurrsesi jo në lartësinë e Messit. Sulmuesi i Bayern ka shënuar 13 gola këtë edicion të Champions League, është shërbyer mirë nga shokët, është në një moment të mirë por edhe Leo Messi gjithashtu, e patë besoj se farë bëri kundër Napolit”, u shpreh trajneri i Barcelonës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb