Javë pas jave përsëritet i njëjti refren: a do ndalet vallë kësaj radhe makineria perfekte e Jurgen Klopit? Dhe pas çdo jave të gjithë marrim të njëjtën përgjigje: gurëthyesi i arkitektit gjerman shkatërron këdo që i del para.

Të njëjtin fat pësoi sot edhe Totenhemi, që në shtëpinë e tij kërkonte t’i jepte fund udhëtimit të jashtëzakonshëm të armatës nga “Anfield Road”

Por një gol i brazilianit Firmino në pjesën e parë ka vulosur çdo gjë dhe e çon Liverpulin në kuotën e 61 pikëve, 16 më shumë sesa Siti i vendit të dytë!

Premier Liga praktikisht ka një kampion të ri që në dimër!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb