DIBËR

Demokratët kanë festuar fitoren e PD në Dibër të cilët morën 3 mandate kundrejt 2 të PS. Fishekzjarre ka pasur në Dibër fill pas përfundimit të numërimit dhe daljes së rezultatit.

Kandidati i PD, Xhelal Mziu në një prononcim për mediat ka deklaruar se e ka mundur Ramën për herë të nëntë.

Ai thotë se në Dibër PD mund të kishte edhe një mandat të katërt, por qeveria në 10 ditët e fundit tentoi me blerje dhe presione të merrte  vota.

Mziu thekson se u tentua të vidhet fitorja e PD në Dibër, por falë frymës së qytetarëve nuk u arrit dot.

 

”Gëzim i jashtëzakonshëm që në bashkëpunim me votuesit dhe qytetarët e Dibrës, Matit e Bulqizës të marrim një fitore mjaft të mirë e të dhimbshme nga përpjekjet kriminale të kësaj qeevrie për të tjetërsuar votat.

Ndihem shumë i lumtur që e munda për herë të 9-të Edi Ramën, dhe protagonistët kryesorë ishin dibranët. Fitorja i dedikohe çdo fituesi që votoi, që votoi nr.9, ndryshimin.

Kjo qeveri jo vetëm sot por çdo ditë tentoi të ndryshojë votën, dhe ja ka arritur. Me frymën që u krijua në këto 3 muaj, duke shkuar në çdo qytet, fshat apo shtëpi, ishin të gatshëm për të rrëzuar këtë qeveri. pse jo dhe për të marrë 4 mandatet, në 10 ditët e fundit u hodh në ofensive për blerje-votash, shantazhe, dhe çdo mjet për të vjedhur fitoren e PD por nuk ja arriti.

Shpresoj që në këto pak orë për gjithë Shqipërinë, të trokasë shpresa, fitorja në shtëpitë jo vetëm të dibranëve, por çdo shqiptari. Është e papranueshme të kemi këtë qeveri, që e ka shpopulluar dhe papunësi. Jam shpresëplotë nga votat e panumëruara dhe kjo qeveri duhet të dalë në opozitë, në të mirë të shqiptarëve, duhet të ikë kryeministri që të rikthehen ato gjysmë milion banorë në Shqipëri. Do gjendet një zgjidhje, jam i bindur që votat e qytetarëve do të jenë në kuti dhe do triumfojë shpresa, numri 9, qeveria Basha që ka jo vetëm platformë shpresëdhënëse por është koalicion më i gjerë, për ta shpëtuar shtetin nga një qeveri moniste. Duhet të marrë fund.”- tha Mziu.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb