Chelsea i drejtuar nga Antonio Conte fitoi dje në “Wembley Stadium” kompeticionin më të vjetër të historisë së futbollit i cili vijon ende të luhet, “Fa Cup”. ‘Blutë’ e Londrës mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Manchester United falë golit të Eden Hazard që nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë.

Pavarësisht se nuk ishte autori i golit, mbrojtësi Antionio Rudiger zhvilloi një sfidë perfektë. Madje pas ndeshjes me shaka Hazard u shpreh: “Nëse Rudiger luan gjithmonë kështu unë do firmos kontratën e re me Chelsea”.

Trofeun dhe paraqitjen e mirë mbrojtësi që luan për Gjermaninë e ka festuar gjatë. Jo vetëm në fushën e gjelbër, por edhe më pas.

Rudiger në dhomat e zhveshjes së stadiumit ka qenë personazhi kryesor. Ai ka bërë një kërcim shumë interesant duke marrë edhe duartrokitjet e shokëve të cilët janë befasuar nga mbrojtësi.

Videon e shpërndau vetë Rudiger i cili shkruante: “Kjo ndjenjë fitoreje …”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb