Një gol dhe 3 pikë. Atletico Madrid ka arritur një fitore tipike “alla Simeone” ndaj Athletico Bilbao në transfertë me shifrat 0-1.Festa madrilene në San Mames do ndizej që në minutën e 10-të, pas golit të Moratas. Gjithsesi, gjithçka do anulohej për shkak të një faulli.

Los Colchoneros marrin sërish epërsinë, këtë herë mund të gëzonin lirisht pas realizimit të Griezmann në pjesën e dytë (47’). Një kombinim fantastik i francezit me Moratën gjeti të papërgatitur mbrojtjen e Bilbaos.

Asgjë e veçantë për minutat e fundit, me rezultatin që mbeti i njëjtë deri në vërshëllimen finale të kryesorit Vazquez.Kjo është fitorja e 3-të radhazi për Atletico Madrid, por ka një shije më të veçantë se të tjerat, pasi vjen nga një fushë si ajo e Bilbaos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb