Liverpuli ka marrë një fitore “horror” ndaj Njukasëllit, me rezultatin 2-3. Skuadra e Klopit ka vuajtur shumë për këtë fitore dhe e ka marrë vetëm pak minuta para fundit të ndeshjes.

Van Dijk, ishte ai që në minutën e 13-të kaloi skuadrën e vet në avantazh. Atsu barazoi pas vetëm 7 minutash për vendasit.

Salah risolli epërsinë për Liverpulin në minutën e 28-të të sfidës. Ndërkaq pjesa e dytë nisi me golin e Rondonin.

Më pas Liverpuli vuajti shumë dhe vetëm në minutën e 86-të gjeti golin me Origin, pas një asisti të Xherdan Shaqirit.

Tashmë Liverpuli ka marrë kreun dhe pret një hap fals nga Mançester Siti, që luan ndaj Leisterit.

Java e fundit e kampionatit do të jetë një finale e madhe për të dyja skuadrat.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb