Milan “fluturon” në finalen e Kupës së Italisë, pasi eleminoi Interin. Pas barazimit 1-1  në ndeshjen e parë, kuqezinjtë fituan 0-3 në ndeshjen e kthimit.

Te ekipi i Coinceicaos shkëlqeu Luka Jovic, me dy gola personal. Në këtë takim luajti titullar edhe Kristjan Asllani, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë.

Deri në fund të takimit, Reijnders thelloi shifrat edhe më shumë, duke i dhënë goditjen e fundit zikaltërve të Inzaghit.  Milani në finalen e Kupës do të përballet me fituesin që del nga çifti Bologna-Empoli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb