Atletico Madrid rikthehet te suksesi në kampionat. Këtë gjë, Los Colchoneros e bëjnë ndaj një rivali si Valadollid (3-0).

Takimi u zgjidh që në pjesën e parë, me ekipin e Simeones që shënoi me Morata, Griezzman dhe Hermoso. 45 minutat e dyta shërbyen për administrim rezultati, fitore kjo që dërgon Atleticon në vendin e katërt me 31 pikë. Skuadra gjigande nga Madridi synon që të afrohet me pikë me vendet e para, për të tentuar më pas të arrijë titullin kampion, pse jo!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: