Ka mjaftuar një gol i vonë i shënuar nga vlonjati në portën e vlonjatëve, që Skënderbeu të sigurojë suksesin e dytë radhazi. Pasi mposhti kampionët e Partizanit pak ditë më parë, bardheuqtë vijonë ngjiten në renditje duke thyer jo pa vështirisësi vendin e fundit në tabelë, Flamurtarin.

është dashur të vijë minuta e 89-të që vendësit të konkretizojnë epërsinë territoriale dhe dominimin e imponuar që në startin e përballjes. Djemtë e Dajës do të kenë fatin kundër sidomos në minutën e 70-të, kur Krasniqi stampon topin në traversë.

Traversa e Krasniqit on Vidnews.

Por një minutë nga koha e rregullt, Gripshi do shpërthejë në krahun e majtë dhe do harkojë në zonë për Krasiniqin, i cili pak hapa nga porta do shohë sërish topin në ndalet në traversë, por trarët dhe Moçka nuk mund të bëjnë asgjë ndaj Dejvi Bregut, që ndjek aksionin dhe shtyn topin në rrjetë.

Goli i Bregut on Vidnews.

Skënderbeu do të ngjitet në kuotën e 27 piëve pas këtij suksesi, ndërsa Flamurtari vijon të mbyllë renditjen me 6 pikë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb