E fiton Brazili “Klasiken” e Amerikës së Jugut kundër Argjentinës. Sfida e 102-të mes rivalëve të përbetuar, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, përfundoi me suksesin bindës të vendasve 3-0. Nuk pati aspak histori përballja e luajtur sonte në Manaus, aty ku verdheblutë u shpartalluan 7-1 nga Gjermania në Botërorin e 2014-s.

Formacioni vendas ishte dominues nga fillimi deri në fund dhe kaloi në epërsi pas 25 minutash me një perlë të Filipe Kutinjos. Brazili shkoi më i qetë në dhomat e zhveshjes falë golit të Nejmarit, i 50-ti në 74 ndeshje me fanellën e përfaqësueses. 24-vjeçari me qetësi mposhti Romeron pas një asisti nga Gabriel Hesus pak para pushimit. Në pjesën e dytë (59′), Paulinjo Vulosi tripletën përballë një Argjentine që bëri shumë pak për të shmangur disfatën.

Ndërsa fitorja e mban skuadrën e trajnerit Tite në krye me 24 pikë, bardhekaltrit e Edgardo Bauzës për momentin janë jashtë zonës së kualifikimit. Nënkampionët në fuqi të botës renditen në pozitën e gjashtë me 16 pikë, megjithatë kanë në dispozicion edhe shtatë ndeshje për të siguruar biletën për në Rusi./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: