Lazio ka marrë një fitore të vështirë 1-2 në transfertë ndaj Udinezes që në fund të kampionatit mund të rezultojë shumë e rëndëishme për luftën e një vendi që të çon në “Champions League”.
Skuadra e drejtuar nga Inzaghi e nisi në malore pasi vendasit kaluan të parët në avantazh me Lasagna. Gjithsesi deri në fundin e pjesës së parë skuadra ku luan edhe Thomas Strakosha përmbysi shifrat.
Fillimisht ishte Immobile që barazoi në minutën e 27-t, ndërsa spanjolli Alberto pas 10 minutash shënoi edhe golin e dytë. Deri në fund të 90-t minutave këto shifra do të mbeteshin të pandryshuara.
Me këtë fitore Lazio ngjit 2 vende në “Seria A”, duke u pozicionuar e 3-a me 60-t pikë, po aq sa Roma e vendit të 4-t dhe 1 pikë më shumë se Interi i vendit të 5-t. Si Interi ashtu edhe Roma humbën takimet e tyre këtë javë.
(e.k/BalkanWeb)