Ishte një ndeshje e vuajtur përballë një skuadre të fortë. Mund të kishim shënuar edhe më herët, vuajtëm atëherë kur duhej por në fund arritëm një fitore super të merituar”. Roberto Mancini shijon këtë sukses që i dhuron Italisë një biletë për në fazën e 1/8: “Ishim pak në vështirësi në minutat e para por djemtë u treguan të zotë, ishte pak nxehtë dhe ishte ndeshja e dytë brenda 5 ditësh. Bëra një ndryshim në sistemin e lojës për të qenë më të qetë.

Chiellini? Shpresojë të mos jetë diçka e rëndë. Tani kundër Uellsit do të luajmë për të fituar, më pas të shohim se si do të shkojnë gjërat. Këtë fitore ia dedikojë të gjithë italianëve dhe të gjithë atyre që vuajnë në këto momente. A vijoj të mendoj se Franca është favorite? Janë disa përfaqësuese që janë më përpara në nivelin e zhvillimit, por në futboll gjithçka mund të ndodh”, u shpreh Mancini pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb