Kastrioti ka marrë një fitore mjaft të vlefshme në garën për mbijetesë, teksa mundi 2-1 Laçin në Kamzë. Ndeshja nis mirë për kurbinasit, të cilët gjejnë shtyllën që në minutën e 10-të me Zogaj.

Kundërpërgjigja vjen pak më vonë nga Ujka, me një goditje nga distanca por pa rezultat.

Goli i parë i takimit do vinte në minutën e 47-të nga Redon Mihana, goditje e bukur me kokë që përfundon në rrjetë.

Kurbinasit do reagonin dhe do vendosnin ekuilibrat me Guindo. Sulmuesi shfytëzon në maksimum një gabim të Ramit, duke dërguar tifozërinë në festë.

Atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, krutanët fitojnë falë golit në fund të Ajazit.

Laçi ka 33 pikë dhe është në vendin e tetë. Kastrioti mban vendin e fundit me 27 pikë.

B2b5adb2 9b9f 486e 8caa 3f58a0d0a41f

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb