“Ujqërit” zgjohen pikërisht atëherë kur shumë pak pritej, nuk arritën të fitonin përballë Kastriotit, por e bëjnë diçka të tillë kundër Partizanit, një fitore e madhe që i jep më shumë besim për pjesën e mbetur të sezonit se mund të mbijetojnë mes më të mirëve, fakt të cilin e pranoi edhe presidenti Ardian Takaj pas përfundimit të sfidës. Ky është një objektiv risi në shtëpinë e Skënderbeut, për herë të parë që pas rikthimit në elitë diskutohet mbijetesa, për presidentin Takaj është më e lehtë të luftosh për titull se sa për mbijetesë:

Migen Memelli shijon këtë fitore përballë Partizanit, për trajnerin e Skënderbeu, ky sukses vlen më shumë se sa tre pikët pasi i jep një dozë të madhe në aspektin psikologjik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb