Një apartament është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në zonën e Zogut të Zi. Ngjarja ka ndodhur në një pallat afër pallatit të sportit “Asllan Rusi”.

BalkanWeb ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si flakët dalin nga dritarja e apartamentit.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk dihen po ashtu edhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: