Një automjet në ecje është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vorë. Ngjarja ndodhi para pak minutash në rrugën që të çon për në fshatin Muçaj.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’, makina tip ‘Peugeot’ është përfshirë nga flakët gjigande, ndërkohë që dyert janë të hapura.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë, pa pësuar lëndime, ndërkohë që në zonë shihen shtëllunga të mëdha tymi. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa makina thuajse është djegur totalisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb