Përfshihet nga flaket një apartament në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si kati i 5 i një pallati është përfshirë nga zjarri.

Në pamje shihet se si flakët gjigande dalin nga dritarja.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb