Pamjet që shihni vijnë nga Gjirokastra, ku shihet momenti kur shpërthyen nënstacionin e vjetër.

Gazetarja Brikena Metaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet ku shihet flaka gjigande, e cila la pa energji elektrike gati gjysmën e Gjirokastrës. Mësohet se shkak i defektit në fjalë është bërë plasoja e një prej çelësave në nënstacion.

Nga të dhënat që disponon ‘BalkanWeb’ se energjia është ndërprerë në dy lagje në qytetin e gurtë si dhe në njësitë administrative Lunxhëri, Antigone, Dropull.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: