Prej ditës së sotme në treg janë kthyer gazetat, mes tyre dhe “Panorama Sport”, e përditshmja sportive më e dashur për lexuesin. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nëpërmjes “Skype”, kryeradaktori Jetmir Halilaj, ka folur për rubrikën “Sport Neës” në “Neës 24”, duke dhënë përshtypjet e para pas rikthimit të versionit print të gazetës në treg, por mbi të gjitha duke u fokusuar te situata e sportit në vendin tonë.

Sipas Halilajt, titulli kampion duhet caktuar në fushën e lojës pasi do të ishte verdikti më i drejtë. Natyrisht që ai thekson se sfidat duhen luajtur me dyer të mbyllura, kjo pasi edhe vendet më të prekura nga koronavirusi do të aplikojnë këtë skemë.

Gjithashtu, Halilaj nuk lë pa përmendur edhe faktin e mospërfshirjes së sportit në paketën ndihmëse të qeverisë. Me të drejtë, ai thekson se në kampionatin shqiptar të futbollit jo të gjithë janë milionerë, ndërsa brenda paketës duheshin përfshirë dhe sportet e tjera si basketbolli apo volejbolli.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb