FIER

Edhe pse kanë kaluar rreth 2 vjet nga vrasja e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj në Fier, vëllai i tij nuk rresht së kërkuari zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Donjet Beqiraj ka telefonuar në News24 duke kërkuar të flasë mbi faktet që ka për vrasjen e të vëllait.  Përmes një lidhje me “Skype” ai ka shprehur dyshimet se vëllai I tij nuk është vrare nga  një person i vetëm, por në bashkëpunim.

Vëllai i 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj pretendon gjithashtu se trupi i gjetur 2 vjet më parë në një valixhe të hedhur në kanal pranë fshatit Daullas nuk është i vëllait të tij, pasi analiza e AND nuk e ka përcaktuar.

Kreshnik Beqiraj u vra në Qershor të 2017 nga shoku i tij Albert Zeka.

Ky i fundit pasi e masakroi me çekiç e vendosi trupin ne një valixhe dhe e hodhi trupin e viktimës në një kanal pranë fshatit Daulas në Fier. Motivi i ngjarjes mendohet të ketë qenë mosshlyerja e detyrimeve të qirasë nga Albert Zeka, gjë për të cilën Kreshnik Beqiraj i kishte kërkuar të largohej nga banesa, të cilën e ndanin prej 2 vitesh në Fier.

Por pavarësisht pretendimeve të Donjetit, në atë kohë policia dhe prokuroria pohuan se kanë arritur të zbardhnin vrasjen e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj nga Fieri si edhe të zbulojnë autorin e kësaj ngjarjeje makabre, Albert Zekajn nga Kopliku i Shkodrës.

Pas disa muaj hetimesh, Zekaj pranoi krimin dhe rrëfeu para hetuesve se mbrëmjen e 22 qershorit të vitit të kaluar, kur ishte kthyer në shtëpi kishte qëlluar me çekiç në kokë Kreshnikun.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb