Parashikimet e Kryeministrit Rama për “humbjen e gjurmëve” të LSI-së, ish-deputetja e kësaj force politike Floida Kërpaçi i ironizon duke u shprehur se tashmë po ndodh krejt e kundërta: socialistët po largohen nga Rama dhe gjurmët e tyre ndodhet në LSI.

Sipas Kërpaçit distancimi i qytetarëve nga votimet partiake të 30 Qershorit faktojnë se baza e PS dhe qytetarët braktisën grupet kriminale.

Kryetarja e forumit rinor të LRI-së shprehet se Shqipëria është e gatshme për zgjedhje reale ku opozita e bashkuar do të sfidojë farsën e 30 Qershorit.  Komentet Kërpaçi i bëri nga Studio e Emisionit “Politika Online” në Gazeta Shqiptare dhe Balkan Web.

“BalkanWeb”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb