Florian Marku fitoi vetëm pas 90 sekondash, takimin e zhvilluar në “Asllan Rusi” ndaj luftëtarit serb Dragisiç.

Mbrëmja spektakolare e mbajtur në Tiranë ishte shembullore për një ngjarje sportive. Në një organizim fantastik në Tiranë para mijëra shikuesve dhe shumë fytyrave prominente, Florian Marku nuk kishte aspak probleme me serbin në fjalë.

Ai pas 90 sekondave e fitoi duelin, duke e rrëzuar për herë të parë në 40 sekondat e para.

Pas duelit, vet Marku u shpreh i entuziazmuar duke thënë se do të mund të mposht edhe tri kundërshtarë të tillë në ring në një moment.

“Nuk kam konkurrentë, tri kundërshtarë të tillë mund t’i rrah në ring për një moment. Dua kundërshtarë më të denjë. Tani është radha që të shkojmë në majat e arteve marciale. Do të shkoj deri në UFC dhe aty do ta çoj këtë flamur. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Marku sensacionalisht pas duelit, raporton tg.

Marku tash me ndihmën e federatës shqiptare të arteve marciale do të synojë majat e kësaj disipline në UFC duke ndjekur hapat e Ilir Latifit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: